Para agjencisë shkruhet me qirinj emri i shoferit që u vra në Gllogjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2021, 14:00

Në shenjë nderimi për shoferin e autobusit G. Gj. i cili u vra të premten në Gllogjan, janë vendosur disa qirinj para agjencisë së autobusëve

Qirinjtë në formë të emrit të shoferit janë vendosur para derës së agjencisë, pranë fotografisë së tij.

Vrasja në Gllogjan të Deçanit ka ndodhur të premten e javës së kaluar.

Një person ende i paidentifikuar nga organet e rendit ka vrarë me armë zjarri dy nxënës të cilët po ktheheshin nga shkolla dhe shoferin e autobusit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit