Personeli shëndetësor prej nesër sërish në grevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.12.2021, 13:38

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë sërish grevë tetë orëshe në të gjitha klinikat e ambulancat.

FSSHK-ja njofton se ka pritur institucionet të reflektojnë e të takojnë sindikatat gjatë kohës prej kur u mbajt greva e parë më 25 nëntor.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, këto të fundit nuk kanë reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër më 02.12.2021 të mbajë grevë 8-orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Grevat”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

FSSHK-ja kërkon procedimin e Ligjit për pagat në Kuvend dhe miratimin e tij. Ka paralajmëruar se do të ashpërsojë grevën ditëve e javëve në vazhdim. Njëjtë kanë kërcënuar edhe sindikatat tjera, si ajo e arsimit e punëtorëve privat.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit