Stamboll/ Dy shoferët e autobusëve ulin shpejtësinë dhe i bëhen mburojë nga stuhia motoçiklistëve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.11.2021, 23:48

Stambolli u përfshi nga një stuhi e fuqishme, e cila deri më tani ka shkaktuar katër viktima dhe dëme kolosale materiale. Megjithatë mes kësaj “lufte” ka vend edhe për copëza humanizmi dhe veprimesh altruiste. Një rast i tillë është regjistruar në një prej rrugëve të Stambollit, ku dy drejtues motoçikletash rrezikonin jetën për shkak të furtunës.

Por dy autobusë që po vinin pas tyre, kanë ulur shpejtësinë me qëllim që t’u bëhen mburojë atyre nga erërat e forta. Video është publikuar nga Ilir Hoxholli në profilin e tij në Instagram.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit