Bild: Skandal! Pse fiton gjithmonë vetëm Messi?!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.11.2021, 23:15

Lionel Messi ka fituar për herë të shtatë "Topin e Artë', rekord të cilin vështirë se do ta thyejë tjetërkush për një kohë të gjatë. Mirëpo ky lajm ka shkaktuar edhe reagime të shumta te komentuesit dhe analistët, disa prej të cilëve mendojnë se ky nuk ishte viti i Messit. Edhe gazeta gjermane Bild i ka kushtuar një artikull, ku që në fillim shprehet: "Zgjedhje skandaloze! Lewandowski vetëm i dyti. Pse duhet të fitojë gjithmonë Messi". Për shumë komentues, Lewa duhej të fitonte Topin e Artë për atë që ka dhënë në fushë.

REZULTATET

1. Lionel Messi, 613 pikë

2. Robert Lewandowski, 580 pikë

3. Jorginho, 460 pikë

4. Karim Benzema, 239 pikë

5. N'Golo Kanté, 186 pikë

6. Cristiano Ronaldo, 178 pikë

7. Mohamed Salah, 121 pikë

8. Kevin De Bruyne, 73 pikë

9. Kylian Mbappé, 58 pikë

10. Gianluigi Donnarumma, 36 pikë

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit