U denoncua i humbur një muaj më parë, ky është 70-vjeçari që u gjet i dekompozuar në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 23:03

Është zbuluar identiteti i të moshuarit që u gjend i pajetë në një kanal në fshatin Mujalli të Fierit.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije se viktima quhej Sotiraq Peto, 70-vjeç, banues në lagjen "15 Tetori".

Sipas informacioneve zyrtare, në trupin e pajetë të të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor.

I moshuari ishte shpallur i humbur nga familjarët një muaj më parë.

I ndjeri vuante nga sëmundja e sklerozës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit