Vrau sirianin në sy të bashkëshortes shtatzanë, kapet në Francë shqiptari i rrezikshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 22:38

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Francë falë bashkëpunimit midis Europol dhe policisë greke.

Shqiptari akuzohet se disa vite më parë ka vrarë një sirian në sy të bashkëshortes së tij shtatzanë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 16 maj të vitit 2010 në Pefki të Greqisë.

Bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, një shqiptar tjetër 24-vjeçar u arrestua më 2 korrik të 2010 në Karditsa.

Dy shqiptarët kishin hyrë në banesën e sirianit me qëllim për ta grabitur.

Ata lidhën bashkëshorten e tij shtatzanë dhe në fund qëlluan me armë në kokë sirianin duke e lënë të vdekur.

Dy shqiptarët gjithashtu kishin kryer një tjetër grabitje më 23 prill të 2010, ku lidhën dhe vodhën një tjetër çift. Ata grabitën bizhuteri dhe makinën e çiftit, me të cilën u larguan nga vendngjarja.

35-vjeçari do të ekstradohet drejt Greqisë ku do të vihet përballë drejtësisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit