66-vjeçari shpallet i pafajshëm pas 47 vitesh burg, s’mban dot lotët: Dua të vizitoj varrin e nënës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2021, 01:28

Një burrë i moshuar është liruar nga burgu, pasi denoncuesja u tërhoq nga akuza për përdhunim.

Tyrone Clark, tashmë 66-vjeç, kaloi 47 vite të jetës së tij pas hekurave. Ai u arrestua në moshën 18-vjeçare në vitin 1974 për rrëmbimin dhe përdhunimin e 23-vjeçares, Anne Kane, në apartamentin e saj në Boston, Massachusetts.

Së fundmi, denoncuesja pranoi se mund të ketë gabuar në identifikimin e autorit të përdhunimit, duke tërhequr akuzat e saj.

Viktima e përdhunimit u shpreh se i vjen keq për njiriun e pafajshëm të burgosur gabimisht.

Clark u lirua pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Suffolk, Christine Roach tha se nuk kishte asnjë tregues në veshjen e viktimës Kane, e konsideruar si provë kritike në këtë rast, që provonte fajësinë e Clark.

66-vjeçari tha i përlotur për Daily Mail se po përpiqet të gjejë varrin e nënës së tij, e cila vdiq kur ai ishte i burgosur.

Ai u lirua të mërkurën por duke mos pasur kartë bankare, mjet identifikimi, telefon ose përvoja në punë si dhe pa njohuri për teknologjitë moderne, si interneti.

"Jam shumë i lumtur që dola. Nuk mund të mendoj për të kaluarën. Thjesht duhet të përpiqem të eci përpara. Falënderoj Zotin që iu përgjigj lutjeve të mia, sepse nuk mendoja se do të dilja. Është disi e trishtueshme sepse dua të shkoj të shkoj të vizitoj varrin e nënës time dhe pjesës tjetër të familjes sime që nuk jetojnë më”, tha ai duke lotuar në intervistën e tij të parë një ditë pas daljes nga burgu.

Një GoFundMe është organizuar për të ndihmuar 66-vjeçarin dhe deri më tani janë mbledhur më shumë se 6 mijë dollarë donacione.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit