Hedh mbeturina me traktor në kryeqytet, qytetari e “bën horrë” në Facebook

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 22:54

Pavarësisht thirrjeve për ruajtjen e ambientit dhe gjobave ndaj qytetarëve, një gjë e tillë po vazhdon të mos respektohet nga shumë persona të papërgjegjshëm.

Mbeturinat po hudhen edhe në hapsira publike.

Një gjest i tillë ka ndodhur në mes të Prishtinës.

Një qytetar ka incizuar një person i cili me traktor ka hedhur mbeturina në njërën nga lagjet e kryeqytetit.

Kur ai e vëren se po incizohet, indinjohet duke e pyetur qytetarin se “kush është ai?”.

Ndërkaq ky i përgjigjet se incizimin do ta paraqes në polici.

Videoja më pas është shpërndarë në grupin "Vrojtuesit e lagjes".

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit