Gjykatat e quajnë ‘hajdut tenderash’, Rama për Beqajn: E vlerësoj shumë për aftësitë e tij!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 22:44

Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen pse e ka rikthyer Ilir Beqajn në poste drejtuese, ndonëse ky i fundit është hetuar për abuzime me tenderat gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë.

Rama the mbrëmjen e sotme në një emision se e vlerëson shumë Beqajn për aftësitë e tij.

“Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër. Është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet. Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja”, tha Rama.

Rama ka vërtet të drejtë kur thotë se Beqaj është shumë njeri i aftë, pasi jo më kot falë aftësive të tij ka bërë 'kërdinë' duke gllabëruar miliona lekë të arkëtuar nga taksapaguesit shqiptarë përmes tenderave publikë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit