“Është ndryshe nga ai që u shfaq në Kinë”, varianti i ri afrikan rrit shqetësimet e shkencëtarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 23:22

Shkencëtarët janë të shqetësuar pas shfaqjes së variantit të ri afrikan të Covid-19.

Varianti i fundit mund të pësojë mutacione të shumëfishta, ndërsa një shkencëtarë madje e ka cilëasuar si "të tmerrshëm" duke e cilësuar si varianti më i keq i koronavirusit që ata kishin njohur deri më tani.

Raportohet se ky variant është në ditët e tij të para dhe rastet e konfirmuara janë ende të përqëndruara në një provincë në Afrikën e Jugut, por ka të dhëna se mund të jetë përhapur më tej.

Ka shumë pyetje në lidhje me variantin e ri, ku më kryesoret janë se sa shpejt mund të përhapet ai dhe nëse vaksinat kanë ose jo efektivitet mbi të.

Ka shumë spekulime, por shumë pak përgjigje të qarta.

Çfarë dimë deri tani zyrtarisht?

Varianti quhet B.1.1.529 dhe të premten mund t'i jepet një emër i koduar me gërma greke (si variantet Alfa dhe Delta) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky variant mund të pësojë shumë mutacione. Profesor Tulio de Oliveira, i cili është drejtor i Qendrës për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në Afrikën e Jugut, tha se kishte një "plejadë të pazakontë mutacionesh" dhe se ishte "shumë i ndryshëm" nga variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani.

"Ky variant na befasoi dhe mund të pësojë mutacione të shumta", tha ai në një konferencë për mediat.

De Oliveira theksoi se ky variant kishte 50 mutacione në përgjithësi dhe më shumë se 30 në proteinën spike, e cila është objektivi i shumicës së vaksinave dhe çelësi që virusi përdor për të depërtuar te qelizat e trupit tonë.

Shqetësimi më i madh i shkencëtarëve ka të bëjë me faktin se varianti i ri afrikan është terësisht i ndryshëm nga origjinali që u shfaq në Wuhan të Kinës. Kjo do të thotë se vaksinat mund të mos jenë aq efektive ndaj variantit të ri.

Do të jenë studimet shkencore në laborator ato që do të japin një pamje më të qartë, gjithashtu përgjigje për shumë pyetje që shqetësojnë shkencëtarët do të merren edhe nga monitorimi i virusit në botën reale dhe si ai do të ndërveprojë në trupin e njeriut.

Është ende herët për të dalë në konkluzione përkatëse, por aktualisht ka shenja që po shkaktojnë shqetësim te shkencëtarët.

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 77 raste me variantin e ri afrikan në provincën Guatent të Afrikës së Jugut, 4 raste në Botsvana dhe një në Hong Kong.

Megjithatë, ka të dhëna se varianti është përhapur më gjerësisht.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit