Kompanitë janë duke bërë përllogaritjet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 21:00

Deri më tani, kompanitë energjetike nga vendi nuk kanë bërë të ditur se çfarë çmimi do të kërkojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ata thonë se bëjnë përllogaritjet e fundit të kostove për punën e tyre. Kur ato të përfundojnë, do t’i dërgohen KRRE-së për miratim. Nga EVN thonë se presin që kompanitë e tjera energjetike t’i tregojnë shpenzimet që të dinë se në cilin drejtim do të lëvizë çmimi për amvisëritë.

“Përllogaritjet paraprake për çmimin e energjisë elektrike në periudhën e ardhshme nuk mund të bëhen pa i ditur parametrat hyrëse; çmimi me të cilin do të blihet energjia elektrike nga SH.A EMV, çmimi i Sistemit të Përçimit MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, çmimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, respektivisht nëse të gjitha çmimet do të ndryshojnë”.

Pasi MEPSO e mori faturën nga Rrjeti Evropian i Energjetikës për tërheqjen e paparalajmëruar të energjisë elektrike nga sistemi i përçimit që kap vlerën prej 18.5 milionë euro dhe koston e furnizimit me energji elektrike mbi 10 milionë euro, deficiti në sektorin e energjisë në vend është thelluar në mënyrë shtesë. Kjo kompani shtetërore nuk iu përgjigj sot thirrjeve të Alsat, por kanë përllogaritje fillestare se po punojnë me kosto të shtuara që do të duan t’i mbulojnë duke rritur çmimin e energjisë elektrike për qytetarët. Informacionet nga Elektranat shtetërore EMV janë se me siguri do t’i kërkojnë qeverisë që të rrisë çmimin e energjisë elektrike që e shesin furnizuesit universal, i cili tashmë shkon në 36 euro për megavat orë. EMV është në telashe për të bërë përllogaritje sepse nuk ka mjaftueshëm qymyr për të prodhuar dhe opsioni i dytë është blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë nga bursat,raporton alsat.

Ajo që dihet deri më tani është se në javën e fundit të vitit Komisioni Rregullator i Energjetikës do të shpallë çmimin përfundimtar që do të jetë i vlefshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit