“Në vaksina ka qeliza majmunësh” – Fletushkat e çuditshme që u shpërndanë në shkollë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 21:20

Në afërsi të shkollës së mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë sot ka ndodhur diçka e pazakontë.

Disa persona kanë shpërndarë disa fletushka përmes të cilave bëhet apel kundër vaksinimit.

Në këto fletushka shkruan se disa shkenctarë e mjekë kanë vërtetuar se vaksina përmbanë substanca që njerëzit nuk do të donin kursesi ti injektonin në trupin e tyre.

"Në vaksina ka dhjam derri..., Në vaksina ka qeliza të majmjnëve...Në vaksina gjenden pjesë të organeve të foshnjeve të abortuara...", shkruhet mes tjerash në këto fletushka.

Lidhur me këtë disa prindër të shqetësuar kanë reaguar në rrjetet sociale e në grupin "Vrojtuesit e lagjes", duke i quajtur këto fletushka dezinformuese dhe dendencioze.

Më poshtë mund ti shihni disa nga fotot e fletushkave të shpërndara.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit