Skandali me fanellën e portierit, Edouard Mendy reagon ashpër ndaj postimit zyrtar nga FIFA

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 20:36

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, ka thirrur ekipin e mediave sociale të Kupës së Botës FIFA për një gabim të çuditshëm në një nga postimet e tyre të fundit në Instagram. Postimi në fjalë tregon pesë portierë të klasit të lartë që me shumë gjasa do të luajnë në finalet e vitit të ardhshëm në Katar, dhe Mendy është krah Manuel Neuer dhe Gianluigi Donarumma. Megjithatë, ndërsa katër portierët e tjerë janë paraqitur në fanellat e ekipit të tyre kombëtar, fotografia e Mendy-it e tregon atë të veshur me atë që duket të jetë një bluzë stërvitore.

Në Instagram, ish-lojtari i Rennes ka etiketuar drejtpërdrejt llogarinë e FIFA World Cup, duke thënë:

Dy ditë po e shikoj këtë postim dhe po përpiqem të kuptoj pse, por ende nuk e kuptoj. A është normale që unë jam i vetmi pa fanellën e vendit tim Senegal? A është e drejtë për Senegalin?

Javën e kaluar, ylli i Chelseat u detyrua të reagonte ndaj disa mediave për gabimin e tij me mbrojtësin e Manchester City, Benjamin Mendy.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit