Përdhunoi nipin e tij 8 vjeç, jepet masa e sigurisë për 45-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 19:22

Sapo është bërë me dije se 45-vjeçarit Belul Kokollarit i është dhënë masa e sigurisë në Gjykatën e Beratit. Nën masa të rrepta sigurie, ai është dërguar mbrëmjen e sotme pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja A. Papajani si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi.

Pasi ka dëgjuar akuzën, raportohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat. Kujtojmë se ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. 45-vjeçari u akuzua nga nipi i tij 8 vjeç se kishte abuzuar seksualisht me të kur ai me nënën e tij kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit