Berisha: Fatos Nano kur është esëll flet saktë, t’ia njohim këtë meritë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 18:15

Pasditen e sotme, foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha u zhvendos në Kuçovë. Berisha theksoi se gjatë 8 viteve janë manipuluar proceset zgjedhore nga PS, ndërsa kujtoi edhe kohën kur Partia Socialiste drejtohej nga Fatos Nano, për të cilin tha me ironi se “kur është esëll flet saktë”.

Më konkretisht, ish-kryeministri Sali Berisha tha:

Më e rënda është fakti që ne humbëm votën këto 8 vite, ne nuk votojmë ose ne votojmë dhe siç thoshte Stalini i numëron partia, kështu ndodhi dhe në votat e 2021. Partia e cila kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon, pavarësisht se ai kur është esëll flet saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë, e shfrytëzon dhe Edi Rama.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit