Sali Berisha: Prindi 1 dhe prindi 2 atak ndaj identitetit të njeriut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 18:03

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha u zhvendos në Kuçovë pasditen e sotme. Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe pengut të tij, Lulzim Basha, ndërsa preku edhe “temën” prindi 1 prindi 2.

“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identitetin e njeriut që të shndërrosh identitetin njerëzor në numra? Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha, por këtë nuk e pranojmë ne kurrë! Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme."-tha Berisha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit