Aksidenti në Bullgari/ Dy policë në mesin e viktimave, njëri punonjës në doganën e Bllatës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 15:02

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me identitetin e viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari. "Alsat" ka mësuar se në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy nënpunës policie. Mësohet se viktimë e këtij aksidenti tragjik është Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë. Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë postuar në rrjetet sociale fotografi të tyre duke konfirmuar se në mesin e viktimave nga tragjedia e 23 nëntorit janë edhe Mustafoski dhe Ramanoski.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga policia maqedonase por duhet pritur ekspertiza e autoriteteve bullgare për konfirmim zyrtar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit