Seks me nipin 8-vjeçar/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari, fëmija kishte shkuar për pushime tek ai

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 15:03

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një muaj më parë në Prizren, ku shtetasi Belul Kokallari, 45 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me nipin e tij 8-vjeçar. Burime për mediat bëjnë me dije se autori është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë për llogari të DVP Berat. Autori është denoncuar nga vetë i mituri, nën shoqërinë e së ëmës.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi ka ndodhur rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës së tij në Prizren, ku ai kishte shkuar për të kalaur disa ditë pushime bashkë me të ëmën. Denoncimi është bërë në DVP Berat. Menjëherë i mituri i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe është konstatuar se ai ishte përdhunuar.

Pas denoncimit të rastit, DVP Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin, por ai nuk kishte qenë në dijeni për këtë gjë, ndaj dhe sot ishte nisur për të ardhur tek e motra, e cila është e martuar në Berat. Sapo është arrestuar, Kokallari është transferuar në IEPV Berat, pasi ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Mësohet se daja i fëmijës kishte nisur të afrohej me nipin një vit më parë, për shkak të një konflikti që e motra kishte me fqinjën e saj për pronësinë. Në gusht të vitit 2020 ai ishtë përfshirë edhe në një sherr që kishte ndodhur mes dy palëve, ku Kokallari u dënua me katër muaj burg pasi plagosi djalin e komshiut që kishte konflikte me motrën e tij. Motra e tij kishte njoftuar pikën kufitare të Morinës se ai do të kalonte sot aty dhe në këtë mënyrë u bë i mundur arrestimi i tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit