“Kanabisi më ka ndryshuar jetën për mirë”/ Ish-ylli i boksit bëhet ambasador i kanabisit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 14:54

Shteti në Afrikën Lindore (Malawi) i ka kërkuar yllit të boksit Mike Tyson, që të bëhet ambasadori zyrtar për prodhimin e kanabisit të vendit. Tyson ka pranuar të bëhet ambasador, ndërsa të shumtë kanq qenë ata që e kanë kritikuar, pasi ish-boksieri është burgosur më parë për përdhunim, konkretisht në vitin 1990.

Nga ana tjetër, qeveria shpreson se përfshirja e tij do të ndihmojë në rritjen e blerësve të mundshëm. Sipas mediave të huaja, ai ka investuar në një fermë kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pas kësaj atij iu dërgua një letër ku i kërkonte atij të bëhej ambasador.

Ai ka thënë se pirja e kanabisit e ndihmoi atë në përmirësimin e shëndetit të tij mendor dhe ndryshimin e jetës së tij. Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar se mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve serioze mendore. Malavi legalizoi rritjen dhe përpunimin e kanabisit për përdorim medicinal vitin e kaluar, por nuk e legalizoi atë për përdorim personal.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë e vendit ka inkurajuar fermerët të kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore.

Burimi: www.bbc.com|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit