Punonjësit e Tesla të mërzitur me pagat që i jep Elon Musk: Vetëm bujar nuk është ai!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.11.2021, 14:21

Vetëm bujar nuk mund të konsiderohet Elon Musk, sipas punonjësve të Tesla-s në Gjermani. Sipas IG Metall, e cila citon diskutime mes përfaqësuesve të saj dhe punonjësve të Tesla-s pagat e ofruara nga kompania janë 20% më të ulëta se ato të parashikuara në marrëveshjet kolektive me prodhuesit e tjerë gjermanë të makinave. Domethënë, paga e parë në Tesla është rreth 1550 euro neto, kur kontratat kolektive parashikojnë që kjo shumë të jetë rreth 2100 euro.

Tesla gjithashtu nuk duket se “respekton” kontratat konvencionale gjermane. Në vend të kësaj, ajo ofron paketa me opsione aksionesh dhe bonuse në vend të pagesës së paracaktuar të pushimeve. Mediat u përpoqën të kontaktonin Tesla-n, por pa mundur të merrnin asnjë koment. Kujtojmë se prillin e kaluar, Elon Musk shprehu kundërshtimin e tij ndaj ligjit gjerman.

Burimi: www.newsauto.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit