Petkoviq: Albin Kurti avokon për “Shqipërinë e Madhe”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 12:38

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një replikë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Twitter ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “ai që po e destabilizon rajonin duke shtyrë përpara sipas tij projektin për “Shqipërinë e Madhe””.

Kryediplomatja Gërvalla ka shkruar se Rusia dhe Serbia po e vazhdon destabilizimin e Ballkanit, dhe kjo duhet të adresohet nga BE-ja dhe anëtarët e NATO-s.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen Kurse Petkoviq ka shkruar se ai që po destabilizion rajojin është kryeministri Kurti duke shtyrë përpara projektin për “Shqipërinë e Madhe” dhe duke refuzuar sipas tij marrëveshjet e Brukselit.

“Donika Gërvalla, i vetmi që po e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke avokuar për Shqipërinë e Madhe, duke refuzuar marrëveshjet e Brukselit, duke zbarkuar forcat speciale të armatosura deri në dhëmbë kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit