“Si mund t’i linit që të kalonin detin me këtë gjë?”/ Publikohet fotoja e gomones ku u mbytën 27 emigrantë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 12:42

Kjo është fotografia e parë e gomones me të cilën u mbytën 27 persona që po tentonin të kalonin Kanalin e La Manshit me qëllim për të shkuar në Angli. Gomonia e shfryrë plotësisht u fotografua nga kapiteni i një anije shpëtimi që mbërriti për të gjetur trupat duke pluskuar mbi ujë. Dy të mbijetuar, një irakian dhe një somalez, i thanë policisë se gomonia u godit nga një anije me kontejnerë, çka bëri që ajo të çahej.

Në lidhje me këtë denoncim janë arrestuar pesë persona janë arrestuar në Francë. Anglia dhe Franca janë angazhuar se do të luftojnë trafikun ilegal të emigrantëve, por mediat e dy vendeve kanë nisur një përplasje për të gjetur fajtorin. “Si mund t’i linit që të kalonin detin me këtë gjë”- shkruan britanikja Daily Mail, duke postuar foton e gomones. Sipas saj, fajtor është presidenti francez, Emmanuel Macron që nuk kontrollon mjetet që nisen nga territori i tij.

Po ashtu Boris Johnson, Macron dhe ministrat e tyre pritet të diskutojnë sot, ndërsa kryeministri britanik këmbënguli dje se Franca duhet të bëjë më shumë në lidhje me këtë problematikë.

Burimi: Dailymail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit