Dalin autopsitë e viktimave të tragjedisë në Bullgari, në mushkëritë e tyre u gjetë gjurmë bloze dhe tym

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 11:50

Kanë dalë autopsitë e pasagjerëve (shumica prej të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut) që humbën jetën dy ditë më parë në aksidentin tragjik në Bullgari. Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar bullgar Borislav Sarafov ka bërë me dije se pasagjerët kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

"Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri dhe jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi" -tha ai në një konferencë dotën e sotme. Në mushkëritë e pasagjerëve janë gjetur gurmë tymi dhe bloze, që do të thotë se ata kanë qenë gjallë në momentin kur ka rënë zjarri.

Sarafov është shprehur se në mushkëritë e tyre janë gjetur gjurmë tymi, që do të thotë që se ata kanë qenë të gjallë në momentin e rënies së zjarrit. Deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë të autobusit që kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes. “Të dy japin informacion objektiv, të pyetur në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”- shtoi Sarafov.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit