Prokuroria në Bullgari: Mister i madh, mungon një person nga aksidenti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 11:36

44 trupa u gjetën në vendin e përplasjes së autobusit, pavarësisht pretendimeve se të paktën 45 njerëz vdiqën në aksident, tha zëdhënësja e kryeprokurorisë bullgare, Siika Mileva.

“Kështu është matematika e thjeshtë që kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i tetë? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular”, tha Mileva.

Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi kategorikisht se 8 persona u shpëtuan.

Kryehetuesi Sarafov e interpreton këtë dukuri si mundësi që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar në njërin nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.

“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.

Sarafov ka bërë të ditur se në autobus janë gjetur 44 trupa e jo 46 siç është thënë dhe raportuar deri më tani.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit