Aksidenti tragjik në Bullgari/ Autoritetet: Janë gjetur vetëm 44 viktima, një i mbijetuar është arratisur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 11:32

Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov gjatë një konference për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari. Ai dha detaje nga hetimet për aksidentin e rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 45 persona.

Janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit. Ata ishin zgjuar dhe dhanë informacione jashtëzakonisht objektive. Dy pasagjerë të tjerë që ndodhen në Pirogov janë duke u marrë në pyetje. Ata mund të dëshmojnë sot.

Ai ka hedhur poshtë kategorikisht versionin e karburantit të transportuar në autobusin e djegur.

Nuk ka pasur shpërthim, trupat ishin 44. Për momentin, trupat e të vrarëve në aksident janë 44. Në pikën kufitare "Kapitan Andreevo" kanë kaluar gjithsej 52 pasagjerë të autobusit, përfshirë drejtuesit e automjeteve, por ka dyshime se një nga pasagjerët mund të ketë hipur në një nga katër autobusët tjerë. Ne ende nuk e kemi zbuluar, është mister.

Zëdhënësja e kryeprokurores Siika Mileva tha se gjatë bashkëbisedimit me një të mbijetuar ajo ka marrë vesh se kanë qenë 8 persona që kanë mbijetuar dhe jo 7 ashtu siç është raportuar deri më tani. Mbetet mister se ku ka shkuar i mbijetuari i tetë i kësaj tragjedie.

Isha në vendin e aksidentit. Pashë autobusin e djegur, pashë kufomat dhe pjesët e trupave të grumbulluara dhe të karbonizuara. Pamja ishte e tmerrshme dhe do të më mbetet në kujtesën time për një jetë. Megjithatë, situata ishte më e keqe kur bashkë me Prokurorin e Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut dhe kreun e drejtësisë së specializuar vizituan “Pirogovin”, ku u strehuan shtatë të mbijetuar.Të gjithë të lënduarit sipas mjekëve ishin në gjendje të mirë fizike, por psiqikisht shumë të rëndë, njëri ishte në kërkim të nënës së tij. Në një nga dhomat e spitalit takova një djalë në moshën time, kur e pashë, i thashë: “Ti je hero.” Ai buzëqeshi dhe filloi të më tregonte për ngjarjen, si pa një çekiç, si e theu xhamin e pasëm të autobusit dhe si u shpëtuan 8 persona nga atje. E pyeta se jeni 7. Më tha: "Jo, shpëtuam 8 persona. Por ne gjetëm 44 trupa. Janë 7 persona në spital. Misteri i madh mbetet, ku është personi i tetë.

Burimi:bgonair Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit