Sëmundja duar-këmbë-gojë te fëmijët, mjeku Alimehmeti: Mos i çoni në kopësht, është ngjitëse

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 10:52

Prej disa javësh në Shqipëri është përhapur sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) që prek të rriturit dhe fëmijët. Kjo sëmundje shoqërohet me pucrra në fytyrë dhe trup, dhe sipas mjekut të njohur Ilir Alimehmeti nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë virusin. Kjo pasi sipas tij virusi është ngjitës dhe ende nuk ka një mjekim specifik për kurimin e tij.

Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë të zakonshëm tek fëmijët e vegjël, ndaj kjo sëmundje ka një gjuhë popullore. Është ngjitëse, nuk ka mjekim specifik, është e lehtë, ndodh gjithmonë nëpër komunitete pra në kopshte dhe çerdhe por nuk është një gjë për t’u bërë shumë merak. I vetmi rekomandim do ishte që nënat e prindërit që i shohin fëmijët që i kanë këto shenja që janë të dukshme se janë si pucrra të vogla tek duart tek këmbët në gojë të mos i cojnë këta fëmijë ato ditë në kopësht a cerdhe që ta mbajnë infeksikonin të izoluar sa më shumë të jetë e mundur. Fatmirësisht është sëmundje shumë e lehtë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit