Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2021, 10:10

Në rrethana të dyshimta ka humbur jetën një person në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pas mesditës një mashkull kosovar kishte njoftuar se kishte gjetur një person të vdekur në dysheme.

Njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

‘’Ferizaj 24.11.2021-12:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit