Pasi i ra të fikët në mes të emisionit, Fifi i shkruan letër vetes: Pse i bën dëm vetes?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 10:14

Në emisionin e të martës në BBV, Fifi ishte ajo që mori vëmendjen e të gjithëve pasi humbi ndjenjat papritur në mes të emisionit. Teksa diskutonte me opinionisten Balina Bodinaku në lidhje me raportin e saj me Sarën dhe PM, Fifit i ra të fikët dhe u rrëzua në tokë. Pas kësaj ajo kërkoi të largohej nga emisioni, por më pas hoqi dorë. Ditën e djeshme ajo ka qenë më e qetë dhe i ka shkruar një letër vetes ku duket sikur reflekton pasi i bën vetes pyetje që mund të ndikojnë për rrugëtimin e saj në Big Brother. Në letër, Fifi e pyet veten nëse ka menduar të bëjë disa ndryshime në lidhje me të tjerët në mënyrë që të mos dëmtojë veten.

Letra

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit