Po dërgonte fëmijët në shkollë/ ‘Shoferi i ri’ ngatërron adresën dhe futet me makinë në lokal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2021, 09:41

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Një makinë që transportonte fëmijët për në shkollë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një lokal anës rrugës. Shoferi me mjetin me targa AA290IC duket se sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasëm të makinës kishte shkruar "Shofer i ri".

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit