OBSH: Të vaksinuarit nuk janë plotësisht të mbrojtur

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2021, 01:03

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i bën thirrje njerëzve që të respektojnë masat anti-Covid duke përfshirë mbajtjen e maskave dhe distancën sociale, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, pasi rastet rriten në të gjithë Evropën. "Disa vende dhe komunitete janë joshur nga një ndjenjë e rreme sigurie se pandemia ka mbaruar dhe të vaksinuarit janë plotësisht të mbrojtur kundër Covid"- u tha gazetarëve Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një përditësimi të mërkurën në Gjenevë.

Edhe nëse jeni të vaksinuar duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm për veten tuaj dhe për personat që ju rrethojnë. Mbajtja e maskës dhe distancimi fizik është një mënyrë e cila të mbron nga kjo sëmundje”- shtoi kreu i OBSH-së.

Burimi: CNBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit