Dy miqtë e ngushtë që u ‘eliminuan’ brenda dy viteve, publikohet fotoja e Erigers Mihasit me Santiago Malkon

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.11.2021, 23:23

Mbrëmjen e sotme BW publikoi pamjet e ekzekutimit të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në Astir, më 13 nëntor të këtioj viti. Të dy viktimat nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi më parë kishin patur precedentë penalë dhe ishin të përfshirë në disa vepra të jashtëligjshme. Po ashtu gjatë kësaj mbrëmjeje gazetari Eni Ferhati ka publikuar një foto të vjetër të dy miqve Erigers Mihasi dhe Snatiago Malko, e bërë në vitin 2016. Ky i fundit u vra para dy vitesh në Tiranë.

Gazetari Ferhati tha se policia e Tiranës ka skedarë të qartë për dy grupet rivale, klanin Duka dhe mbështetësit e Ervis Martinaj, ndërsa duke folur për pistën e hetimeve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vajza që i shoqëronte e dinte se Mihasi dhe Dumani ishin të paarmatosur.

Ferhati tha:

Bëhet fjalë për dy grupe që zotërojnë potencial të madh ekonomik si klani Duka, dhe grupi që njihet si mbështetës i Ervis Martinaj. Viktimës, Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vra. Jo çdokush lëviz me 2 mijë euro, më pas automjeti luksoz të cilin zotëronte. Nuk dimë nëse ka pasur dyshime për zyrtarë të policisë. Ajo që është e sigurt është fakti që policia e Tiranës ka një skedar të qartë të organizimit të këtyre dy grupeve. Viktima Erigers Mihasi në foto është në praninë e Santiago Malkos në vitin 2016, i ekzekutuar dhe ai. Kjo foto është në skedarët e policisë. Erigers Mihasi është i ndaluar për dy ngjarje. Do ta cilësoja si një person që ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë.

Ndërsa eksperti Softa tha:

Aty ka shumë elementë që mund të ndaloj. Ajo vajza që është në shoqërinë e tyre dhe më pas shkëputet, pavarësisht se gjeti një motiv, ajo e dinte shumë mirë që ata ishin të paarmatosur dhe çfarë rrugëtimi do të bënin dhe fakti që ata bëjnë ekzekutimin dhe ishin të bindur se nuk do kishin reagim me armë është një nga pistat që mund të shihet me më shumë vëmendje. Mendoj që këto ngjarje kanë gjithmonë fillesa, shkaqe, kanë gjithmonë lidhje. Shumë ngjarje mund të parandalohen. Janë konflikte të akumuluara, interesa të shkelura që vijnë deri në këtë pikë. Nëse ka një grup apo disa grupe që operojnë në territor dhe kanë një bazë ekonomike, është shumë e thjeshtë të hetohet. Shkon tek aktiviteti i paligjshëm. Nëse do të ishin ndjekur që në embrionin e tyre, do kishte mundësi që disa nga këto vepra penale të mos ndodhnin.

Erigers Mihasi dhe Santiago Malko

Shënim: në foton kryesore të lajmit është Erigers Mihasi ( majtas) dhe Armando Dumani (djathtas).

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit