Tragjedia në Bullgari/ Dyshohet se në autobus po transportohej naftë me qëllime përfitimi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.11.2021, 22:33

Mediat bullgare kanë publikur detaje të reja në lidhje me tragjdinë e ditës së djeshme, ku 45 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën pasi autobusi me të cilin po ktheheshin nga Stambolli shpërtheu në flakë. Sipas grupit hetimor, bëhet me dije se në autobus ndodhej vetëm një çekiç emergjence që shërben për të thyer xhamat në raste urgjente.

Sipas ekspertëve, çod autobus duhet të ketë të paktën katër çekiçë për të thyer xhamat. Çekiçin e vetëm që ndodhej në bord e ka përdorur Lulzim Sulejmani, i cili theu xhamin e pasmë dhe arriti të dilte bashkë me disa të tjerë. Megjithatë shkaqet e aksidentit të rëndë ende nuk janë përcaktuar dhe nuk dihet nëse në fillim shpërtheu zjarri, apo ndodhi përplasja.

Një nga pistat ku është përqëndruar hetimi ka të bëjë me një sasi të madhe karburanti e cila dyshohet se u ndez në flakë. Po ashtu ka dyshime se nafta ishte blerë në Turqi me çmim më të lirë dhe po transportohej me qëllim përfitimi. Nga autospsia e bërë, në fytin dhe në trakenë e viktimave është gjetur blozë, çka do të thotë se ata kanë marrë frymë kur ka rënë zjarri.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit