Fifi aktroi se i ra të fikët?! Del për herë të parë videoja që nuk u transmetua

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 19:37

Mbrëmjen e djeshme, ndodhi një situatë e pakëndshme në “Big Brother Vip”, ku Fifit i ra të fikët. Ajo u ndje keq pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku e cila i tha asaj që mos të ndërhyjë mes marrëdhënies së Sarës dhe Pajtimit, pasi sipas saj ajo po e bën për vëmendje këtë gjë. Pas kësaj, Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, ku në atë moment i ra të fikët.

Mirëpo, së fundmi një video po qarkullon në rrjet ku shihet momenti kur këngëtarja shtrihet në tokë dhe e gjithë kjo pamje është komentuar nga personazhe të ndryshme se është një “aktrim” i saj. Gazetari Andi Vrapi, Olti Curri dhe Eva Huli janë shprehur se e gjithë kjo skenë ka qenë një “aktrim i dobët” i këngëtares.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit