Në këtë ditë do të bie bora e parë për këtë vit në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 18:37

Gjatë javës së ardhshme pritet të bie bora e parë në Kosovë për këtë vit, kohë pas kohe edhe me reshje shiu.

Sipas ‘BBC Weather’, dita e martë e zbardh Kosovën me reshje të borës. Temperaturat maksimale pritet të jenë 5 gradë Celsius, ndërsa minimalet -3 gradë.

Borë pritet të ketë edhe të premten tjetër, me datë 3 dhjetor ku temperaturat do të jenë në zero gradë Celsius.

Ndërkaq këtë javë pritet që të ketë reshje shiu ditën e premte dhe të diel.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit