Bora Muzhaqi “gjen kohën”/ Ngushëllon familjen e Mateos 9 ditë pas ngjarjes makabre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 18:42

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur nga Korça 9 ditë pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Po, mirë e lexuat! Muzhaqi deri më tani nuk ka pasur kohë për të ngushëlluar familjen e vogëlushit të ndjerë për shkak të “angazhimeve të shumta”. Për shkak se sot është “Më e rritur, më e vetdijshme, më e dobishme, për njerëzit, për vendin. Ku modestisht jep dhe ajo kontributin e saj”.

E pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë për të dhënë një shpjegim për rastin, pasi e shmangu herën e kaluar kur e pyetën gazetarët, për të mos lënë ndoshta ndonjë “perlë” tjetër, si ajo në ceremoninë e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Ajo vendosi të flasi sot, duke përgatitur veten për “fljalimin” e saj ngushëllues. Ajo sot tha se uron që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes pas më shumë se një jave.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh Muzhaqi nga Korça.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit