Zbulohet kolektori 100-vjeçar në Berat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.11.2021, 16:46

Zbulime arkeoligjike të rëndësishme kanë dalë në dritë si pasojë e punimeve për By-Passin e Beratit. Në zonën muzeale të Goricës, është zbuluar një gjysmë hark i punuar në gur. Poshtë harkut ndodhet një tubacion shkarkues uji, i cili sipas specialistëve mendohet të jetë 100 vjeçar. Pas konstatimit, firma që po kryen punimet ka ndërprerë punën duke njoftuar Drejrorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat. Në zonë kanë mbërritur 2 specialistë arkeologë të kësaj drejtorie, të cilët kanë bërë edhe inspektimin dhe matjet në vend.

Duke u konsultuar dhe me hartat e vjetra, por edhe me dokumentacionin e plotë të vendndodhjes së veprave "monumente kulture", dy arkeologët kanë konkluduar se kemi të bëjmë me një kanal (kolektor) ujëmbledhës e shkarkues të ujërave të larta të lagjes “Goricë”, kanal që sipas tyre daton rreth 100-vite më parë. Dokumentacioni i hartuar nga dy specialistët arkeologë, do të përcillet në instancat përkatëse, i shoqëruar edhe me skicat e matjet e bëra prej tyre në zonë.

Image

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit