Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit. Poashtu janë konfirmuar edhe gjashtë raste pozitive të infektimit me virusin COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë shëruar tetë persona, ndërsa numri i rasteve aktive është 327.
Njoftimi i plotë:Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727. Në total numri i rasteve aktive është 327.