BE-ja presion Kosovës: Lëreni të hyjë Petkoviqin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 14:47

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit që ta lënë drejtorin e së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të futet në territorin e Kosovës.

Siç raportojnë mediet serbe, Stano u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të rishqyrtojnë vendimin dhe t’ia mundësojnë vizitën Petkoviqit, shkruan lajmi.net.

“Ne e dimë se vizita e z.Petkoviq është paralajmëruar në mënyrë adekuate dhe në përputhje me marrëveshjen për vizitat zyrtare. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe ta mundësojë këtë vizitë”, tha Stano për mediat serbe.

I pyetur nëse BE-ja do të reagonte pasi autoritetet kosovare sërish do ta refuzonin, Stano theksoi se ministrat e jashtëm të BE-së, nga takimi i Këshillit të BE-së, e kishin bërë të qartë se prisnin që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë të respektohen dhe zbatohen.

Kjo, pasi që u raportua se Petkoviqit nuk iu lejua hyrja në Kosovë. Ky i fundit e ka paraparë të realizojë vizitë më 24 dhe 25 nëntor.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit