Kumanovari humbi jetën pasi ra nga çatia ku po punonte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 13:57

Një 50-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën dje pas rrëzimit nga çatia e një shtëpie ku po kryente punë ndërtimore .

Me 23.11. 2021 në ora 14.50 në SPB Kumanovë është raportuar se në një shtëpi në vendbanimin Pero Çiço gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në kulmin e shtëpisë M.K.(51) nga fshati Oblavcë komuna e Nagoriçani i Vjetër personi në fjalë ka rënë dhe ka ndërruar jetë, informojnë nga Sektorit i Punëve të Brendshme në Kumanovë, njofton TV21.

Kontrolli është kryer nga dhe ekipi i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit