Osmani: Kufomat ende nuk janë identifikuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2021, 10:48

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në deklaratën e sotme për media deklaroi se me plotë të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.

“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim.

Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.

I pyetur se sa mund të zgjasë identifikimi i kufomave, Osmani tha se kjo nuk ka ndonjë përcaktim kohor sepse procedurat që duhet të kryhen janë individuale për çdo kufomë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit