Skandali me kasetën seksuale/ Dënohet me 1 vit burg dhe 75 mijë € Karim Benzema

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2021, 10:44

Një gjykatë franceze ka shpallur fajtor sulmuesin e Real Madrid pasi ndaj tij rëndojnë akuzat se ai ishte pjesë e një përpjekjeje për të shantazhuar një lojtar tjetër me një kasetë seksuale. Një skandal që bëri që Benzema të përjashtohej nga Kombëtarja franceze e futbollit për më shumë se pesë vjet. Benzema, 33 vjeç, u dënua me një vit burg me kusht dhe një gjobë prej 75,000 euro, ose rreth 84,000 dollarë.

Benzema ishte akuzuar se kishte ndihmuar katër burra të tjerë të shantazhonin Mathieu Valbuena, një shok skuadre në skuadrën e Francës, për një video intime që ishte marrë nga celulari i Valbuenës. Benzema i ka mohuar gjithmonë akuzat. Ai nuk mori pjesë në seancën gjyqësore pasi po po përgatitet për ndeshjen e Real Madridit në Champions League kundër Sheriff Tiraspol.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit