E tradhtoi me lojtaren e PSG, Eric Abidal i lutet gruas për falje: E meritoj këtë poshtërim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2021, 16:37

Eric Abidal i ka bërë një lutje publike për falje bashkëshortes së saj Hayet në rrjetet sociale pasi ajo bëri kërkesë për divorc mes pretendimeve se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Ish- drejtori sportiv i Barcelonës dyshohet se ka pasur një lidhje me futbollisten profesioniste të PSG-së, Kheira Hamraoui. Hayet pretendoi në një deklaratë për shtyp se burri i saj e kishte pranuar se ai kishte qenë i përfshirë në një lidhje me Hamraoui. Lidhja mes të dyve doli për herë të parë kur u zbulua se telefoni i Hamraouit ishte i regjistruar në emrin e Abidal. Përfaqësuesit ligjorë të Abidal refuzuan të komentojnë në kohën kur Hayet filloi procedurat e divorcit, por Abidal tani është lutur për falje në Instagram.

Hayet Abidal , më fal. Cilido qoftë vendimi juaj, do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime, dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Dashtë Allahu , një ditë do me falesh.

Lajmet për lidhjen e supozuar u bënë publike pasi Hamraoui u sulmua nga dy burra të maskuar në fillim të këtij muaji. Hamraoui po luante për Barcelonën kur Abidal u emërua drejtor sportiv i klubit në vitin 2018. Të dy tani do të merren në pyetje si pjesë e procedurave gjyqësore që po kryhen në hetim nga autoritetet në Versajë.

Kheira Hamraoui ishte viktimë e një sulmi aktualisht nën hetim nga policia

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit