Legjendat e Barcelonës Ronaldinho dhe Samuel Eto’o ribashkohen në Formula 1

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2021, 16:16

Barcelona ndër vite ka patur lojtarët më të mirë botërorë, por dy yje që në veçanti zënë një vend të veçantë në zemrat e besimtarëve të Camp Nou u ribashkuan këtë javë në Katar teksa morën pjesë në Çmimin e Madh të Formula 1. Ronaldinho dhe Samuel Eto'o ishin dy nga lojtarët sulmues më të frikshëm të gjeneratës së tyre dhe ishin në kulmin e fuqive të tyre gjatë kohës së tyre te Barcelona.

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, dyshja shihen duke u përqafuar dhe duke ndarë disa fjalë teksa u bashkuan në Losail Circuit në Katar. Ata janë dy nga djemtë e preferuar të Barcelonës dhe të futbollit dhe nuk është çudi që fansave u pëlqente t'i shihnin sërish bashkë. Dyshja shkatërruese shënoi mbi 200 gola mes tyre për Blaugranët në një nga periudhat më të suksesshme që klubi ka pasur ndonjëherë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit