Goditi me shpatull Azpilicuetën, Ibrahimovic: Ishte e qëllimshme, do e bëj prap

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.11.2021, 15:35

Zlatan Ibrahimovic ka folur së fundmi në lidhje me gjestin që bëri ndaj mbrojtësit spanjoll, Cesar Azpilicueta. Gjatë ndeshjes mes Suedisë dhe Spanjës, Ibra goditi me shpatullën e tij mbrojtësin spanjoll dhe sipas suedezit ky ishte një veprim i qëllimshëm. VAR nuk arriti ta shihte këtë moment dhe Ibra shpëtoi lehtë, por ai akoma vazhdon ende të thotë se ky veprim ishte pasi ai u soll keq me njërin prej shokëve të tij të skuadrës.

Kam qëlluar Azpilicuetën nga pas dhe e bëra qëllimisht. Nuk më vjen turp ta pranoj këtë, pasi ai u soll keq me një nga shokët e mi të skuadrës. Ajo që bëra ishte një budallallëk, por në të njëjtën kohë, një mënyrë për t’i thënë ‘mos e bëj atë veprim kundër meje, sepse e sheh çfarë të pret’. Ai nuk bëri gjë ndaj meje, por ndaj një shoku të skuadrës, që nuk reagoi. Djemtë te Suedia janë disa 20-vjeçarë të urtë, por unë jam aty për t’i mbrojtur dhe jam i bindur që pas asaj goditjeje, Azpilicueta e ka kuptuar gabimin e tij. Nuk ishte një gjë e mirë nga unë, por prapë do ta bëja. Ky jam une. Nuk kam turp ta them.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit