Në këto dy qytete të Kosovës po qarkullojnë me të madhe paratë e falsifikuara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 13:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 600 euro të cilat dyshohet se janë falsifikuar.

Paratë janë konfiskuar në Prishtinë dhe Lipjan.

Rastet sipas raportit:

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.11.2021 – NN. Me 22.11.2021 ankuesja femër kosovare, punëtore në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të parave nga bankomati kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor për procedura hetimore është sekuestruar monedha në fjalë.

Lipjan 20.11.2021 – 13:48. Me 22.11.2021 ankuesi mashkull kosovar, menagjer i pikës së karburantit, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare kishte blerë derivate në vlerë 20 euro dhe pagesën e kishte bërë me një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit