Familjarët e udhëtarëve shkojnë për më shumë informacione tek agjencia e udhëtimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 09:55

Një grup qytetarësh – familjarë dhe miq të viktimave në aksidentin me autobus të kompanisë “Besa Trans”, janë mbledhur mëngjesin e sotëm para selisë së kompanisë në Shkup, duke u interesuar për të dashurit e tyre.

Selia e “Besa Trans”, autobusi i së cilës po kthehej nga Stambolli, është aksidentuar sot në Bullgari, ku humbën jetën mbi 45 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriute, që nga mëngjesi i sotëm është siguruar nga punonjësit e policisë.

Informacionet e para nga organet kompetente tregojnë se katër autobus nga kompania e Shkupit kanë udhëtuar për në Turqi.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit