Aksidenti tragjik në Bullgari, vdesin edhe 12 fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.11.2021, 07:46

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur në Bullgari, në mesin e personave që kanë humbur jetën janë edhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.Për momentin janë të konfirmuar 46 persona që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Në autobus kanë qenë 52 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit