Burri në Istog rrah pamëshirshëm një fëmijë brenda në veturë (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.11.2021, 21:58

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar pak ditë më parë në Istog.

Një burrë është parë duke kërcënuar, e më pas duke rrahur fizikisht një të mitur para QKMF-së në Istog.

Së pari shihet se si burri i panjohur deri më tani e kërcënon me fjalë fëmiun që ndodhej në veturën Mercedes, ndërsa më pas i njëjti futet në veturë dhe tregon forcën ndaj tij.

“Mshele, mshele, mshele, për flokë të nxjerri jashtë” ishin kërcënimet e burrit të dhunshëm ndaj fëmiut, para se të futej prapa në veturë për të goditur djaloshin e vogël që ndodhej aty.

“Të hankshin dreqnit se na bane kahre” ishin fjalët e dhunuesit pasi shpërndau grushta ndaj fëmiut në fjalë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit