Pedri ‘Golden Boy’ dhe Lewandoswki ‘Golden Player’, kjo është lista e fituesve nga Tuttosport

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2021, 16:43

Fituesit e çmimeve të vendosura nga Tuttosport , që u jepen çdo vit lojtarëve më të mirë nën dhe mbi 21-vjeç në kampionatin evropian, u shpallën këtë mëngjes nga drejtori i Tuttosport Xavier Jacobelli , me presidentin federal Gabriele. Nëntëmbëdhjetë vjeçari Pedro Gonzalez Lopez i njohur si Pedri, është fituesi i Golden Boy 2021 , ndërsa Robert Lewandoswki është "Golden Player 2021". Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle kaloi dy finalistët e tjerë, anglezin Jude Bellingham dhe gjermanin Jamala Musiala. Nga ana tjetër, Lewandowski ka përsëritur suksesin e një viti më parë duke fituar ndaj Lionel Messit dhe Jorginhos. 'Golden Boy', tashmë në edicionin e tij të 19-të, u votua nga një juri e përbërë nga 40 gazetarë të gazetave më prestigjioze evropiane.

Lista e plotë e fituesve nga Tuttosport:

Golden Boy: PEDRO GONZALES LOPEZ (Barcelona)

Golden Player: ROBERT LEWANDOWSKI (Bayern)

Golden Player Woman(grua): LIEKE MARTENS (Barcellona)

Web Golden Boy(ne interenet): KARIM ADEYEMI (Salisburgo)

Golden Boy italiano(djalë italian): ROBERTO PICCOLI (Atalanta)

Golden Girl italiana(vajzë italiane): MARTINA TOMASELLI (Sassuolo)

Best European Manager(trajneri më i mirë europian): MARINA GRANOVSKAIA (Chelsea)

Best European President(presidenti më i mirë europian): OLIVIER LETANG (Lille)

Best European’s Player Agent(agjenti më i mirë): FEDERICO PASTORELLO

Golden Boy Career Award(cmim i karrierës): KARL-HEINZ RUMMENIGGE

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit