Sulmuesi kryesor i Napolit jashtë fushe për një muaj, shkak “frakturat e shumta” në fytyrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.11.2021, 16:12

Nigeriani Victor Osimhen , golashënuesi më i mirë në Napoli , ka pësuar një "thyerje të shumëfishtë" në fytyrë dhe do të duhet t'i nënshtrohet një operacioni. Osimhen u detyrua ta linte fushën gjatë ndeshjet Inter-Napoli të dielën pasi mori një goditje të rëndë në kokë dhe testet që iu nënshtruan zbuluan "thyerje të shumta mollëzën e majtë dhe pranë syrit".

Sulmuesi nigerian do të duhet t'i nënshtrohet një operacioni, sipas të gjitha gjasave këtë të martë, në një spital napolitan. Nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit jugor, që kushton 70 milionë euro në vitin 2020 nga Lille , Osimhen shënoi nëntë gola në trembëdhjetë ndeshje këtë sezon. Napoli nuk ka raportuar kohën e nevojshme për shërimin e tij, por thuhet se Osimhen nuk kthehet brenda një muaji.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit